Insajderi
Botë

Trump ia jep edhe një goditje Ukrainës

Insajderi
08 March 2025 - 08:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trump ia jep edhe një goditje Ukrainës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

SHBA-ja ia ka pezulluar përkohësisht qasjen Ukrainës në disa imazhe satelitore, thotë kompania e teknologjisë hapësinore Maxar për BBC Verify.

Kjo vjen pasi SHBA-ja vendosi të pezullonte shpërndarjen e informacioneve inteligjente me Ukrainën pas një mosmarrëveshjeve mes presidentëve, amerikanit Donald Trump dhe ukrainasit, Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale.

Maxar, kompani me bazë në SHBA, ka kontrata për të ofruar imazhe satelitore për qeveritë dhe kompanitë e ndryshme.

Një prej këtyre është programi Global Enhanced GEOINT Deliver (GEGD), i cili u jep përdoruesve qasje në imazhe të cilësisë së lartë të mbledhura nga qeveria e SHBA-së.

“Qeveria e SHBA-së ka vendosur të pezullojë përkohësisht llogaritë ukrainase në GEGD”, njoftoi Maxar dhe shtoi se “çdo klient merr vendimet e tij se si të përdorë dhe ndajë këto të dhëna”.

Agjencia Kombëtare e Inteligjencës Gjeo-Hapësinore, pjesë e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, konfirmoi se pezullimi ishte “në përputhje me udhëzimin e administratës për mbështetje ndaj Ukrainës”.

Ndryshe, imazhet satelitore janë një mjet i rëndësishëm gjatë një lufte, pasi lejojnë ushtritë të mbledhin informacione për kundërshtarët e tyre.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark