Trump: Kina ta mbajë dronin e konfiskuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Trump: Kina ta mbajë dronin e konfiskuar

    Insajderi
    18 December 2016 - 11:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka thënë se Uashingtoni duhet ta lë Kinën ta mbajë një dron nën ujor të marinës amerikane, pajisjen që Pekini e konfiskoi në Detin e Kinës Jugore.

    “Ne duhet t’i themi Kinës që nuk e duam dronin të cilin na vodhën – le ta mbajnë!”, ka shkruar Trump në profilin e tij në “Twitter”, më 17 dhjetor.

    Postimi është bërë disa orë pasi Ministria e Mbrojtjes së Kinës dhe Pentagoni e kanë konfirmuar se ata kanë arritur pajtim për kthimin e dronit, të cilin Pekini e konfiskoi më 16 dhjetor, me qëllim të parandalimit të rrezikut që pajisja mund të paraqesë për navigimin e sigurt të anijeve dhe personelit të tyre.

    Më 17 dhjetor, Trump e ka fajësuar Kinën për incidentin, duke e akuzuar Pekinin për “shqyerjen e dronin kërkues” prej ujrave ndërkombëtar.

    Gjatë këtij muaji, Trump e ka zemëruar Kinën me vendimin që të bisedojë në telefon me presidenten e Tajvanit, Tsai Ing-wen, shkruan rel.

    Ai gjithashtu ka thënë se nuk ndjehet i obliguar “ti përmbahet politikës së një Kine” rreth statusit të Tajvanit nëse Shtetet e Bashkuara nuk përfitojnë në aspektin e tregtisë apo ndonjë përfitim tjetër nga Pekini.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark