Insajderi
Biznes

Trump: Marrëveshja e re tregtare SHBA-Kinë nënshkruhet më 15 janar

Insajderi
02 January 2020 - 14:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Unë do të nënshkruaj marrëveshjen tonë shumë të madhe dhe gjithëpërfshirëse të tregtisë, Faza e parë me Kinën më 15 janar,” tha presidenti Trump në Twitter disa çaste nga hapja e Wall Street-it.

“Ceremonia do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë. Përfaqësues të nivelit të lartë të Kinës do të jenë të pranishëm.”

Fjala e marrëveshjes, dhe zbutja e konfliktit tregtar, kanë nxitur luhatje në Wall Street këtë muaj.

Të dy palët në fillim të këtij muaji njoftuan një marrëveshje të “Fazës së Parë” në konfrontimin e tyre gati dy-vjeçar tregtar, me Uashingtonin që anuloi dhe pakësoi disa tarifa në këmbim të premtimeve kineze për të rritur blerjet e eksporteve amerikane dhe miratimin e reformave tregtare.

Teksti i marrëveshjes nuk është bërë ende publik në pritje të rishikimeve ligjore dhe përkthimeve, thonë zyrtarët amerikanë dhe detajet mbeten të pakta.

Zyrtarët amerikanë dhe kinezë thanë se marrëveshja përfshin mbrojtje për pronën intelektuale, mallra ushqimore dhe bujqësore, shërbime financiare, dhe një dispozitë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark