Insajderi
Botë

Trump mbështet sanksionet e reja kundër Rusisë

Insajderi
09 January 2026 - 15:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trump mbështet sanksionet e reja kundër Rusisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se mbështet një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, por shpreson që këto masa të mos jenë të nevojshme.

”Unë e mbështes këtë”, tha Trump për transmetuesin amerikan Fox News duke shtuar se ”shpresoj që të mos kemi nevojë ta përdorim”.

Trump tha se Shtetet e Bashkuara tashmë kishin vendosur sanksione të mëdha ndaj Rusisë dhe pretendoi se ekonomia ruse është shumë e dobët duke theksuar se Rusia është më e madhe dhe më me ndikim se Ukraina.

Në muajt e fundit, Trump ka propozuar disa masa që synojnë ekonominë ruse, ndër të cilat sanksionet ndaj dy kompanive më të mëdha të naftës ruse dhe tarifat ndaj Indisë për shkak të lidhjeve tregtare me Moskën, ndërsa lufta në Ukrainë afrohet në vitin e saj të katërt.

Senatori republikan Lindsey Graham tha se paketa e propozuar e sanksioneve mund t’i lejojë Trump të ushtrojë presion mbi vende si Kina, India dhe Brazili për të ndaluar blerjen e naftës ruse.

Australia nën kërcënimin e flakëve! Janë djegur 36,000 hektarë dhe të paktën 20 shtëpi! Victoria dhe South Australia në gatishmëri maksimale
Ai shtoi se priste mbështetje për masat nga të dyja partitë, demokratët dhe republikanët në Kongres, që në javën e ardhshme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark