Trump mori besimin e republikanëve për president të SHBA-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Trump mori besimin e republikanëve për president të SHBA-së

    Insajderi
    20 July 2016 - 08:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Republikanët me votim e kanë nominuar biznesmenin e pasur, Donald Trump, për president të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara.

    Votimi i mbrëmshëm i delegatëve të Konventës Kombëtare të Partisë Republikane në Klivlend të Ohajos, ishte akti madhor i një beteje të jashtëzakonshme zgjedhore, në të cilën Donald Trump dhe personaliteti i tij pompoz, u shkaktoi disfatë të 16 kandidatëve të tjerë, shumica prej tyre me përvojë të gjatë zgjedhore.

    Zoti Trump tha se votimi partiak kishte sjellur të arrritura historike.

    “Së bashku ne kemi arritur rezultate historike, me votimin më të gjërë në historinë e Partisë Republikane. Kjo është lëvizje, por ne duhet të vazhdojmë deri në fund”, tha Trump duke folur mbrëmë vonë në Konventën e Partisë Republikane.

    Pritet që ai ta pranoj nominimin në fjalimin në fund të punimeve të konventës nesër në mbrëmje.

    Thirrjet e tij për ndaljen e hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, ndërtimi i murit për ta penguar hyrjen e migrantëve meksikanë dhe komentet për femrat, janë kritikuar si përçarëse dhe ofenduese, edhe nga anëtarë me ndikim në Partinë Republikane, siç është ish-presidenti, George W. Bush.

    Rivale e zotit Trump në zgjedhjet kombëtare presidenciale më 8 nëntor, do të jetë ish-sekretarja e shtetit, Hillary Clinton, e cila javën e ardhshme në konventën e Partisë Demokratike pritet që ta fitoj nominimin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark