Insajderi
Lajme

Trump ndali luftën Kosovë-Serbi? DASH e rendit ndër tetë konfliktet e parandaluara nga ish-presidenti amerikan

Insajderi
15 October 2025 - 12:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trump ndali luftën Kosovë-Serbi? DASH e rendit ndër tetë konfliktet e parandaluara nga ish-presidenti amerikan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Departamenti i Shtetit (DASH) edhe një herë ka dalë me një deklaratë në të cilën thuhet se ndër luftërat që ka ndalur Presidenti Amerikan, Donald Trump, është edhe ajo mes Kosovës dhe Serbisë.

Në listën e tetë luftërave që Trump, sipas DASH-it, i ka ndaluar për tetë muaj, e dyta përmendet ajo e Kosovës dhe Serbisë, që pason atë të Kamboxhias dhe Tailandës.

Ndërkohë, si lufta e fundit e ndalur sipas DASH-it nga Trump, përmendet ajo mes Izraelit dhe Hamasit.

Vetë Trump, gjatë muajve të fundit, disa herë ka potencuar se ka parandaluar një luftë mes Kosovës dhe Serbisë.

Një deklaratë e tillë është pohuar edhe nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark