Vendvotimet janë mbyllur në gjashtë shtete amerikane dhe qytetarët presin me padurim rezultatet e para të zgjedhjeve presidenciale.
Kandidati republikan, Donald Trump, ka një epërsi të vogël në numërimin e Kolegjit Zgjedhor, përballë rivales demokrate, Hillary Clinton.
Por, shtetet në të cilat ka fituar Trump nuk konsiderohen të rëndësishme dhe të dyja fushatat janë duke pritur për vendet me popullsi më të mëdha.
Kandidati që siguron shumicën e 538 votave të Kolegjit Zgjedhor do të pasojë presidentin aktual të SHBA-së, Barack Obama./REL