Presidenti i ShBA Donald Trump ka nënshkruar protokollin me të cilën Uashingtoni mbyllë procedurat për pranimin e Malit të Zi në NATO.
Shtëpia e Bardhë ende nuk e ka kumtuar lajmin për nënshkrimin e protokollit. Mali i Zi pritet të behet anëtar i plotë i NATO-s në fund të muajit maj në Samitin e Brukselit.
Spanja dhe Holanda dy anëtare tjera të NATO-s ende nuk i kanë përmbyllur procedurat për pranimin e Malit të Zi në këtë aleancë ushtarake.