Trump ngre dyshimet për sëmundjen e Biden: Unë u habita ... - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump ngre dyshimet për sëmundjen e Biden: Unë u habita …

    Insajderi
    20 May 2025 - 20:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti Donald Trump hedh dyshime se ish-Presidenti Joe Biden mund të ketë qenë i sëmurë shumë kohë më parë, që kur ishte president, por sëmundja e tij mund t’i jetë fshehur publikut.

    “Është shumë e trishtueshme në të vërtetë. Unë u habita që publiku nuk është informuar kohë më parë, sepse grada e 9-të kërkon shumë kohë të zhvillohet”.

    Për Trump, problemet shëndetësore e kanë penguar me kohë Biden të ushtronte detyrën si president, duke sjellë për pasojë edhe krizat aktuale me të cilat po përballen Shtetet e Bashkuara dhe globi.

    “Mjekët kanë thënë gjithmonë se ai ka qenë mirë, por doli e kundërta. Kjo është e rrezikshme për vendin. Shikoni lëmshin ku jemi futur, për Ukrainën dhe Rusinë për shembull. Lufta nuk duhej të ndodhte”.

    Në fjalimet para se të rikthehej në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka hedhur shpesh dyshime mbi gjendjen shëndetësore të Biden kur ishte President.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark