Insajderi
Botë

Trump ngrit një hipotezë krejt tjetër – kjo është sipas tij arsyeja pse Putin filloi sulmin në Ukrainë

Insajderi
24 February 2022 - 11:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trump ngrit një hipotezë krejt tjetër – kjo është sipas tij arsyeja pse Putin filloi sulmin në Ukrainë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kritikuar presidentin aktual amerikan Joe Biden, duke e quajtur të dobët.

Trump e ka quajtur sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës si një gjë të tmerrshme e cila nuk do të kishte ndodhur nën administratën e tij.

Trump thotë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka bërë dobësinë e Bidenit.

“Nuk besoj se ai ka dashur bëjë këtë fillimisht. Mendoj se ka dashur të bëjë diçka dhe të negociojë dhe u përkeqësua”, ka thënë Trump për Fox News. “Ai pa dobësi – kur vërtetë nisi me dobësinë në Afganistan. Mënyra se si u tërhoqën nga Afganistani. Vërtetë besoj se aty nisi e gjitha”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark