Insajderi
Botë

Trump nuk e përjashton: Lufta me Venezuelën është e mundur

Insajderi
19 December 2025 - 16:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trump nuk e përjashton: Lufta me Venezuelën është e mundur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se mundësia e një lufte me Venezuelën është në tryezë.

Deklaratën, Trump e dha në një interviste për NBC News. “Nuk e përjashtoj, jo”, tha ai.

Trump shtoi se do të ketë sekuestrime të tjera të cisternave të naftës pranë ujërave të Venezuelës. Javën e kaluar, SHBA sekuestroi një cisternë të sanksionuar jashtë brigjeve të Venezuelës.

“Nëse janë aq të pamend sa të lundrojnë përreth, atëherë do të lundrojnë drejt një prej porteve tona”, tha ai.

Të martën, Trump urdhëroi një “bllokadë” të të gjitha cisternave të sanksionuara që hyjnë dhe dalin nga Venezuela, në lëvizjen më të fundit të Uashingtonit për të rritur presionin ndaj qeverisë së Nicolás Maduro-s, duke synuar burimin kryesor të të ardhurave të saj. Pas kësaj, qeveria e Venezuelës tha se e refuzon “kërcënimin grotesk” të Trump.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark