×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Trump: Obama ndoshta ndihet rehat në xhami

    Insajderi
    04 February 2016 - 09:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kandidati për president të SHBA-ve nga radha e Republikanëve, Donald Trump ka komentuar vizitën e djeshme të Barack Obamës që i ka bërë një xhamie.

    Gjatë një interviste pwr Fox news, Donald Trump ka thënë se ka mundësi që Presidenti aktual i SHBA-ve, mund të ndihet rehat brenda xhamisë të cilën e ka vizituar, shkruan Businessinsider.

    Teksa gazetarja e ka pyetur se çfarë mendimi ka lidhur me vizitën e Obamës në xhami, e cila u realizua me qëllim bisedimin për tolerancën fetare dhe kontributet e komunitetit mysliman në SHBA, ai është shprehur se nuk ka hapësirë për të menduar shumë

    “Nuk kam shumë për të menduar. Ka shumë vende ku mund të shkoni. Nuk e di, ndoshta ndihet komfort aty brenda”, ka thënë Trump, raporton Insajderi.

    Më tutje ai ka shtuar se në kohën kur ka shumë probleme tjera, vizita e xhamie sipas tij nuk është një vizitë e qëlluar

    “Ne kemi shumë probleme në vend. Ka shumë vende tjera ku duhet të shkosh, ai e zgjodhi xhaminë. Ky është vendimi i tij dhe është në rregull”, është shprehur Trump.

    Ndërkaq, Obama gjatë vizitës së djeshme në xhaminë në Baltimore të SHBA-ve, kishte thënë se në vendin e tij nuk ka hapësirë për politikë retorike kundër myslimanëve duke shtuar se ky është shkaku për rritjen e sulmeve ndaj besimtarëve të kësaj feje.

    “Nuk ka vend në shtetin tonë për politikë retorike të pafalshme kundër myslimanëve. Nuk është çudi rritja e sulmeve ndaj myslimanëve nëse ekziston kjo politikë”, është shprehur Obama.

    Për fund ai ka thënë se amerikanët duhet të punojnë në atë drejtim që t’u tregojnë të gjithëve që SHBA-të mbrojnë të gjitha fetë dhe se mbrojnë vendin nga terroristët, por ky fakt nuk duhet të shërbejë që të bëhen pjesë e retorikës së përdorur nga vetë terroristët./Insajderi.com.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark