×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Trump paralajmëron fundin e Evropës, shkak refugjatët

    Insajderi
    10 February 2016 - 09:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kandidati nga radhët e republikanëve për president të Amerikës, Donald Trump ka bërë një tjetër deklaratë sensacionale duke paralajmëruar se kriza e refugjatëve mund të sjellë revolucione dhe madje edhe fundin e Evropës, raporton Express.co.uk

    Mes tjerash ai ka kritikuar edhe kancelaren gjermane Angela Merkel, duke vlerësuar se ajo ka gabuar me rastin e pranimit të mbi një milionë refugjatëve vitin e kaluar.

    “Angela Merkel bëri një gabim tragjik. Nëse nuk trajtohet situata ashtu siç duhet, ky do të jetë fundi i Evropës”, është shprehur Trump, raporton Insajderi

    Duke vlerësuar se disa qytete janë bërë fole të terroristëve në Evropë, duke përfshirë këtu edhe Brukselin, ai ka thënë që mund të nxiten edhe revolucione.

    Ndërsa votimet për kandidat presidencial po vazhdojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai ka regjistruar një fitore të rëndësishme.

    Donald Trump kishte arritur rezultate të këqija pas votimeve në Iowa, derisa në votimet e kësaj jave në New Hampshire fitoi 35.1 për qind të votave./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark