Insajderi
Botë

Trump pas vrasjes së Khameneit: Irani kërkoi bisedime, i thashë “tepër vonë”

Insajderi
03 March 2026 - 14:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trump pas vrasjes së Khameneit: Irani kërkoi bisedime, i thashë “tepër vonë”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Donald Trump ka ndarë një përditësim të shkurtër mbi luftën në Iran në internet.

Duke iu përgjigjur një përdoruesi tjetër në Truth Social i cili tha se sulmet amerikane kishin çuar në “lindjen e Doktrinës Trump”, presidenti amerikan tha për Iranin: “Mbrojtja e tyre ajrore, Forcat Ajrore, Marina dhe lidershipi nuk janë më. Ata duan të flasin. Unë thashë ‘tepër vonë'”, transmeton Telegrafi.

Presidenti amerikan ishte i pari që njoftoi se udhëheqësi suprem i Iranit Ali Khamenei ishte vrarë në sulme të shtunën, disa orë para se media shtetërore iraniane të konfirmonte vdekjen.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë dje, Trump tha se sulmet ndoshta do të zgjasin katër deri në pesë javë, ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio paralajmëroi se “goditjet më të rënda ende nuk kanë ardhur”.

Në anën tjetër, Trump nuk ka anashkaluar apo larguar nga tryeza edhe mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Iran, nëse një gjë e tillë është e nevojshme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark