Donald Trumpt ka folur sërish për rezultatin e zgjedhjeve. Pas debatit të fundit me Hillary Clintonin, ai tha se nëse do ta pranojë rezultatin ose jo, kjo do të kuptohet kur të vijë kohë.
Por, tani, kandidati kundërthënës i republikanëve ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve do t’i pranojë, por me një kusht.
“Do ta njoh rezultatin e zgjedhjeve, – deklaroi Donald Trump, – vetëm nëse i fitoj unë”.
Donald Trump tash e sa javë është duke u ankuar për manipulimin e procesit zgjedhor, por akuzat e tij janë hedhur poshtë nga demokratët.
Debati në Las Vegasnisi e përfundoi pa shtrëngim duarsh mes kandidatëve, një shenjë kjo e acarimit të retorikës së fushatës. Temat përfshinë Gjykatën e Lartë, emigracionin, ekonominë dhe politikën e jashtme.
Përballja u përqëndrua më shumë te politikat, ndonëse pati momente të tensionuara, si ai kur Clinton i tha Trumpit se do të ishte “një kukull e zotit Putin”, ndërsa republikani iu përgjigj se presidenti rus ishte treguar më i zgjuar sesa ajo.