Insajderi
Botë

Trump publikon hartën e Ngushticës së Hormuzit, reagon Irani

Insajderi
18 August 2026 - 18:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trump publikon hartën e Ngushticës së Hormuzit, reagon Irani
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i SHBA, Donald Trump nuk dekurajohet nga kërcënimet e Iranit për të sulmuar anijet amerikane nëse bllokada e porteve të tyre vazhdon dhe paralajmërimet nga gjeneralët iranianë se “këmbët e tij do të thyhen” nëse e shpall Ngushticën e Hormuzit “territor të SHBA-së”.

Kështu, në një postim në Truth Social, ai publikoi një hartë të Ngushticës së Hormuzit me frazën “Territor i Ri i SHBA-së”.

Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, iu përgjigj postimit duke paralajmëruar se “iluzioni” i Trump në lidhje me sovranitetin e Ngushticës do të korrigjohet së shpejti.

“Së shpejti, iluzioni i Trump në lidhje me Ngushticën e Hormuzit do të korrigjohet, ose ne do të korrigjojmë iluzionet e këtij njeriu të mashtruar”, shkroi Gharibabadi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark