Donald Trump mund të mos e njohë rezultatin e zgjedhjeve të 8 nëntorit nëse ato nuk dalin ashtu siç ai e mendon. Ky ka qenë pohimi që kandidati republikan e ka bërë në debatin e tretë për zgjedhjet presidenciale përballë rivales demokrate. Hillary Clinton.
“Do t’ju them kur të të vijë koha. Do ju mbaj nën ethe”, i është përgjigjur Trump gazetares Fox News, e cila e pyeti nëse ai do ta pranojë Clinton si presidente nëse ai do të humbasë në zgjedhje.
Trump, i cili nuk i dha dorën kandidates demokrate pas debatit, ka ringritur akuzat se zgjedhjet po “manipulohen” nga gazetarë të pandershëm në favor të Clinton dhe se miliona njerëz kanë fituar të drejtën e votës edhe pse nuk duhej të ishin në lista.
“Kjo është e tmerrshme”, ka qenë reagimi i Clinton ndaj idesë se një kandidat për president vë në pikëpyetje vlefshmërinë e zgjedhjeve.