Trump s’do t’i sulmonte kurrë gratë, thotë gruaja e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Trump s’do t’i sulmonte kurrë gratë, thotë gruaja e tij

    Insajderi
    18 October 2016 - 17:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ajo po ashtu tha se komentet që ka bërë Donald Trump për gratë në një video-incizim të vitit 2005 janë të papranueshme, porse nuk e përfaqësojnë njeriun që ajo njeh.

    Në këtë video-incizim, Trump, kandidat i republikanëve për president të SHBA-së, është mburrur se si mund të “kapë” gra, pa pëlqimin e tyre, vetëm pse është i famshëm.

    Ky fjalor ka bërë që shumë republikanë të tërheqin mbështetjen për të, shkruan REL.

    Që nga publikimi i videos, gati dy javë më parë, shumë gra kanë dalë publikisht duke akuzar Trumpin për sulme seksuale, të cilat ai i mohon.

    “Unë e di, ai i respekton gratë, por po mbrohet sepse ato janë gënjeshtra”, tha Melania Trump në një intervistë për CNN-in.

    “Unë i besoj burrit tim. Ai është i dashur, zotëri i nderuar dhe nuk do të bënte kurrë një gjë të tillë”, tha ajo. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark