Insajderi
Botë

Trump thotë se Irani dëshiron vërtet një marrëveshje me ShBA-në

Insajderi
01 June 2026 - 10:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trump thotë se Irani dëshiron vërtet një marrëveshje me ShBA-në
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të hënën se Irani dëshiron me ngulm të arrijë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shtuar se ky akord do të jetë i favorshëm si për Uashingtonin zyrtar, ashtu edhe për aleatët e tij.

“Irani me të vërtetë dëshiron të bëjë një marrëveshje,” u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë, duke sinjalizuar një hapësirë të mundshme për diplomaci pavarësisht tensioneve të larta.

Deklarata e presidentit amerikan vjen në një moment kritik. Vetëm pak orë para postimit të tij, ushtria e SHBA-së njoftoi se kishte goditur disa baza ushtarake iraniane gjatë fundjavës.

Nga ana tjetër, Garda Revolucionare e Iranit konfirmoi se u është përgjigjur këtyre sulmeve duke shënjestruar një bazë amerikane. Ky është shkëmbimi i radhës i zjarrit në një seri përplasjesh që po zhvillohen paralelisht me përpjekjet diplomatike.

Sipas një raportimi nga agjencia e lajmeve Reuters, këto goditje reciproke vijnë në mes të negociatave intensive që synojnë t’i japin fund një lufte tre-mujore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark