Insajderi
Botë

Trump tregon se a do të përdorë armë bërthamore në Iran

Insajderi
24 April 2026 - 20:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trump tregon se a do të përdorë armë bërthamore në Iran
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti amerikan, Donald Trump, përjashtoi përdorimin e armëve bërthamore në Iran, duke thënë se nuk ka nevojë .

“Pse do të përdorja një armë bërthamore kur ne i kemi shkatërruar plotësisht”, tha Trump në Zyrën Ovale.

Ai e quajti pyetjen “budallallëk”.

“Jo, nuk do ta përdorja. Një armë bërthamore nuk duhet të lejohet kurrë të përdoret nga askush”, shtoi presidenti.

Ai ka pohuar se Iranit nuk duhet t’i lejohet kurrë të ketë një armë bërthamore dhe ka thënë se SHBA-të do të hyjnë për të marrë “pluhurin bërthamor” të Iranit, një term që i referohet uraniumit të pasuruar.

“Ata nuk mund ta kenë bombën bërthamore dhe nuk do ta kenë”, vazhdoi Trump. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark