Insajderi
Biznes

Trump: Xi Jinping dhe unë do të nënshkruajmë një marrëveshje tregtare

Insajderi
25 December 2019 - 09:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Po, ne do të zhvillojmë një ceremoni nënshkrimi. Më në fund, po … kur të takohemi. Dhe ne do ta shpejtojmë nënshkrimin pasi duam që ajo të bëhet. Marrëveshja është bërë, ajo është duke u përkthyer tani “, u tha Trump gazetarëve, raporton Reuters.

Përfaqësuesi i Tregtisë amerikane, Robert Lighttizer tha dhjetë ditë më parë se përfaqësuesit e të dy vendeve, jo presidentët, do të nënshkruanin fazën e parë të marrëveshjes tregtare në javën e parë të janarit.

Pekini nuk ka konfirmuar ende disa pjesë të marrëveshjes të lëshuar nga zyrtarë amerikanë.

Një zëdhënës për Ministrinë e Tregtisë së Kinës tha javën e kaluar se detajet do të jepen pas nënshkrimit zyrtar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark