Insajderi
Botë

Trump zbulon bisedën me Putin, i thash: Kam nevojë për ty

Insajderi
24 June 2025 - 18:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trump zbulon bisedën me Putin, i thash: Kam nevojë për ty
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar se ka pasur një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, ku kanë diskutuar për situatën në Iran dhe krizën në Ukrainë.

Gjatë një deklarate për mediat, ndërsa ishte në fluturim për në Hagë, Trump u shpreh optimist për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje mes SHBA-së dhe Rusisë për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.

“Vladimir më telefonoi dhe më ofroi ndihmë për Iranin. I thashë se nuk kam nevojë për ndihmë për Iranin, por kam nevojë për ndihmë me të,” tha Trump, duke shtuar se shpreson që të arrihet një marrëveshje.

Ai gjithashtu u shpreh i bindur se lufta në Ukrainë nuk do të kishte shpërthyer nëse ai do të ishte ende president në momentin e pushtimit rus.

“Jam i sigurt se konflikti në Ukrainë nuk do të kishte nisur nëse unë do të isha president atëherë,” tha Trump, duke kritikuar indirekt menaxhimin e krizës nga administrata e mëparshme amerikane.

Sipas Trumpit, biseda me Putinin u zhvillua mëngjesin e 15 qershorit, në ditëlindjen e tij, dhe zgjati rreth 50 minuta. Sipas këshilltarit të Kremlinit, Yuri Ushakov, gjatë bisedës u diskutuan, përveç Iranit, edhe çështje që lidhen me Ukrainën dhe stabilitetin gjeopolitik në rajon.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark