Këshilli i Sigurisë Kombëtare i ka propozuar Presidentit Trump mundësinë për ta vrarë diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un për të ndalur kërcënimet bërthamore.
Ky propozim përfshin edhe vendosjen e armëve bërthamore amerikane në Korenë e Jugut.
Duke cituar burime ushtarake dhe zyrtarë të lartë të inteligjencës amerikane, “NBC News” raporton se të dy skenarët janë duke u zhvilluar gjatë takimeve të Presidenit Trump këtë javë me liderin kinez, Xi Jinping, shkruan International Business Times.
Zyrtarët amerikanë shpresojnë që udhëheqësi kinez do të bindë aleatin e saj të Koresë së Veriut, nëpërmjet sanksioneve apo diplomacisë, të tërhiqet.
Nëse shteti vetmitar vazhdon në rrugën aktuale dhe testimin e armëve bërthamore, Këshilli amerikan mund të vërë në zbatim kundërpërgjigje shumë më të forta, thonë zyrtarët e inteligjencës amerikane.