Insajderi
Lajme

Trupi i një gruaje rreth 40 vjeçe gjendet në lumin Shkumbin

Insajderi
13 November 2025 - 21:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trupi i një gruaje rreth 40 vjeçe gjendet në lumin Shkumbin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rreth orës 19:00 të mbrëmjes, banorët e Krastës lajmëruan policinë pasi identifikuan në ujërat e lumit Shkumbin trupin e një personi.

Menjëherë u njoftuan palombarët, por për shkak të errësirës nuk arritën të ndërhynin. Për nxjerrjen e trupit u angazhuan 7 efektivë zjarrfikës dhe 10 efektivë policie, të cilët arritën ta tërhiqnin trupin nga uji.

Gruaja, rreth 40 vjeçe, ende nuk është identifikuar, por burime raportojnë se dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, duke ngritur dyshime për një ngjarje tragjike me motive personale.

Rasti po hetohet nga Policia e Shtetit, ndërkohë që trupit do t’i nënshtrohet edhe autopsia, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark