Insajderi
Lajme

Trupi i pajetë në Novobërdë – Policia: Bëhet fjalë për një 36 vjeçar

Insajderi
12 November 2025 - 15:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trupi i pajetë në Novobërdë – Policia: Bëhet fjalë për një 36 vjeçar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Insajderin se një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Koretishtë të komunës së Novobërdës.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili bëri të ditur se bëhet fjalë për një 36-vjeçar.

“Me datën 12.11.2025, rreth orës 12:30, kemi pranuar informacion se në fshatin Koretishtë të komunës së Novobërdës, nga familjarët në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete një person mashkull, i vitit të lindjes 1989”, tha Osmani.

Ai shtoi se njësitet relevante policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se personi është pa shenja jete.

“Hetimet lidhur me ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rasti janë duke u zhvilluar nga Njësia për Hetime Rajonale në Gjilan, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit”, tha ai, duke shtuar se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark