Insajderi
Lajme

Trupin e mbuluar me tatuazhe- Ky është Ismet Zukaj, i dyshuari për plagosjen e tre personave në Deçan

Insajderi
13 January 2026 - 11:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trupin e mbuluar me tatuazhe- Ky është Ismet Zukaj, i dyshuari për plagosjen e tre personave në Deçan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka arrestuar Ismet Zukaj, i dyshuar si autor i plagosjes së tre personave me armë zjarri në një lokal në Deçan, pas mesnatës së së martës.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 00:15 të datës 13.01.2026 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një kafiteri. Njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe në vendin e ngjarjes kanë hasur një zyrtar policor jashtë detyre, i cili kishte arritur ta neutralizojë dhe arrestojë të dyshuarin.

Brenda lokalit janë gjetur të shtrirë tre persona të plagosur nga arma e zjarrit, të identifikuar si Daut Cacaj, Dejan Simiq dhe Radovan Millsheviq.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark