×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Truri nga diaspora, thesari i çmuar

    Insajderi
    24 December 2020 - 15:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përskaj investimeve në prodhim dhe shërbime që do të mbushin arkën e shtetit nga eksporti me prodhime me vlerë të shtuar dhe jo lëndë të para, prioritet numër një i shtetit do të duhej të jetë edhe një vëmendje më e madhe ndaj trurit në diasporë dhe krijimi i hapësirës që nesër një pjesë e ekspertëve të profileve të ndryshme, afaristët e dalluar, profesionistët me aftësi dhe shkathtësi të ndryshme të fillojnë të mendojnë të kthehen në vendlindje

    Fisnik Pasholli

    Mbyllje të bizneseve dhe vendeve të punës, rritje e vakët ekonomike, listimi i humbjeve nga ana e biznesit të vogël, sipërmarrësve dhe zejtarëve të vegjël. Këto janë vetëm disa nga dëmet që po shkakton pandemia. Ekonomia vendore me vite po shënon rritje ekonomike të pamjaftueshme të rrisë pagat, ulë dukshëm papunësinë , apo përmirësojë mirëqenien e qytetarëve.

    Në vitin e ardhshëm, por edhe në vitet në vazhdim një rikthim nga minusi, stabilizim dhe ringjallje e ekonomisë, nuk do të jetë e lehtë për asnjë ekonomi në rajon, dhe më gjerë.

    Nuk ka rrugë tjetër për një periudhë afatmesme prej së paku 3-4 vitesh për një rritje më të lartë ekonomike, stabile dhe të qëndrueshme përveç rritjes së investimeve. Ato do të rrisin eksportin, hapin vende pune, rrisin pagat, konsumin etj.

    Një arritje e tillë është e vështirë, por jo edhe e paarritshme. Mirëpo ajo kërkon edhe një konsensus nga të gjithë aktorët politik në shtet, se si do të zhvillohet shoqëria në të ardhmen.

    Kërkon edhe përgjigjen për çështjen më të dhimbshme për Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanin, të ikjes jashtë së popullatës që në vend këtu të ofrojë kontributin e saj për shtetin, si mjek, programues, zanatli, saldator, po ndërton dhe kontribuon për ekonominë gjermane. Ikin njerëzit të pakënaqur me gjendjen që ngadalë po ndryshon në disa sfera të jetesës, në disa po numëron në vend, ndërsa në fusha të tjera po shkon dy hapa, tre hapa prapa. Ikin edhe të pakënaqur se nuk çmohet sa duhet dhe s’duhet edhe mundi dhe puna e tyre, se nuk arrijnë të ndryshojnë diçka me angazhimin tyre.

    Është një trend global ikja e trurit dhe fuqisë së aftë punëtore. Bile në botë po zhvillohet një luftë e heshtur për potencialin intelektual .Talenti njerëzor dhe dituria e njerëzve për dallim prej resurseve të tjera me kalimin e kohës përkundër harxhimit të tyre, edhe më tej rriten dhe zgjerohen. Apo janë e vetmja pasuri që mund të rritet dhe jo të zvogëlohet.

    Përskaj investimeve në prodhim dhe shërbime që do të mbushin arkën e shtetit nga eksporti me prodhime me vlerë të shtuar dhe jo lëndë të para, prioritet numër një i shtetit do të duhej të jetë edhe një vëmendje më e madhe ndaj trurit në diasporë dhe krijimi i hapësirës që nesër një pjesë e ekspertëve të profileve të ndryshme, afaristët e dalluar, profesionistët me aftësi dhe shkathtësi të ndryshme të fillojnë të mendojnë të kthehen në vendlindje

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark