
Deputetja e Grupit Multietnik, Duda Balje, ka thënë se do ta abstenojë kalimin e Projekligjit të Trustiti nga Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transferë në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka thënë se vepron kështu me arsyetimin se e përfaqëson tetë deputetët e Grupit Multietnik, e sipas saj “katër janë pro tërheqjes dhe katër të tjerë kundër tërheqjes së mjeteve nga Fondi Pensioanl i Kosovës”, shkruan Gazeta Insajderi
Por, në fillim të muajti maj, Balje kishte konfirmuar për Insajderin se ishte pro iniciativës së propozuar nga PDK, për tërheqjen e 30%.
“Personalisht do ta përkrahi dhe dua t’i jap qytetarëve të Kosovës vet me vendos për vete nëse donë me marrë 30%, po nëse jo nuk është e obligueshme. Nëse ata mendoj se nuk është mirë me marrë ata nuk kanë obligim me marrë. Ne kemi dal prej një kohë shumë të vështirë financiarisht dhe tash unë mendoj që është shumë fer, e drejt pasi është pare e qytetarëve, ata vet me vendos për vete”, pati thënë Balje për Gazetën Insajderin.
Ajo tregoi edhe për një rast konkret se si disa qytetarë i kërkuan asaj voton pro tërheqjes së mjeteve nga Trusti.
“Unë jam non-stop në kontakt me qytetarët, kam shkuar me familje me ble ushqim për shtëpi dhe disa persona më kanë ndal, pasi e kanë ditë që jam deputete dhe më kanë thënë deputete të lutëm votoni për Trustin. Do të thotë nëse është e rëndësishme për qytetarët, unë jam me ata. Sepse ne jemi zëri i tyre. Ne nuk kemi drejt vet me vendos çka është mirë për ta”, ka thënë ajo.
Komisioni për Buxhet ka 11 anëtarë, pesë prej tyre janë nga Lëvizja Vetëvendosje, që janë shprehur kundër iniciativës, dy deputetë janë nga Partia Demokratike e Kosovës, një nga Lidhja Demokratike e Kosovës, një nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që janë shprehur për një nga Lista Serbe, që ende nuk e ka shprehur qëndrimin, dhe një nga Grupi Multietnik, që tha se do të abstenojë.
Lexo edhe: