Deputetja e LVV-së Fitore Pacolli ka tentuar të ironizoj me kërkesën e opozitës për zgjedhje të reja. Në këtë ditë vikendi, Pacolli duket se po rregullonte rrobat, teksa ka hasur në një bluzë të moçme, me mbishkrimin “Duam Zgjedhje”.
Teksa kërkesa e atëhershme e VV-së, e paraqitur në mbishkrimin e kësaj bluze, paraqiste pozicionin politik të tyre, tashmë siç duket gjerat janë përmbysur. Pacolli njëherë thotë se do ua shet bluzën dikujt nga opozita, por me një kusht: “t’i duan njëmend zgjedhjet”.
Nuk dihet nëse Pacollin do ta bind dikush nga opozita se “i duan njëmend zgjedhjet”, e as për çmimin e bluzës. Ajo që dihet është se deputete Pacolli, ka provuar të ironizoj me zgjedhjet, teksa skandalet e Qeverisë, nuk po ndalen.
Por, kushti kryesor është që ata t’i duan njëmend zgjedhjet