Insajderi
Insporti

Tudor sërish s’i dha minuta Zhegrovës, sërish humb

Insajderi
26 October 2025 - 22:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tudor sërish s’i dha minuta Zhegrovës, sërish humb
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ekipi i Juventusit nuk di për fitore që tetë ndeshje rresht. Zonja e Vjetër u mposht edhe nga Lazio në ndeshjen e vlefshme për Serie A.

Goli u shënua në minutën e nëntë nga Toma Basic, gol ky që e përmbylli ndeshjen me rezultat minimal 1-0.

Kjo po bëhet humbja e tretë rresht për Igor Tudorin, duke ia rrezikuar pozitën e trajnerit. Me këtë humbje, Juventus ka zbritur edhe nga pozitat e kompeticioneve evropiane, duke rënë në vendin e tetë.

Tudor s’ia dha asnjë minutë Edon Zhegrovës as në ndeshjen kundër Real Madridit e as kundër Lazios, përkundër se që në të dyja ishte i ftuar. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark