Tuna elektrizon rrjetin nga jahti luksoz - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Tuna elektrizon rrjetin nga jahti luksoz

    Insajderi
    20 July 2025 - 22:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdiu, ka ndezur rrjetet sociale me disa fotografi mahnitëse të publikuara nga pushimet e saj verore.

    Në imazhet e fundit, Tuna shihet duke shijuar ditët e nxehta të korrikut në një jaht luksoz, ku përveç pamjeve mbresëlënëse të detit, ajo vjen me një paraqitje plot stil dhe elegancë.

    Ajo është shoqëruar nga një mikeshë e saj, ndërsa në mbishkrimin e postimit shkroi:
    “Deti e di pjesën tjetër”, një shprehje që sugjeron se këto ditë vere janë të mbushura me relaks, qetësi dhe ndjenja të veçanta.

    Këngëtarja, e njohur për stilin e saj të veçantë dhe sharmin në çdo paraqitje, edhe kësaj here rrëmbeu vëmendjen e ndjekësve me format trupore dhe elegancën që e karakterizon.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark