Tuna po tregohet nënë e përkushtuar.
Këngëtarja nga shkupi Altuna Sejdiu apo siç e njohim të gjithë si Tuna tanimë është nënë e dy djemve.
Tuna ka kohë që ka lënë pak anash muzikën fillimisht për shkak të shtatzënisë që e mbajti të fshehur, e tani për shkak të angazhimit për djalin e vogël.
Ajo sot ka postuar një imazh bashkë me djalin e saj Zen, duke treguar përkushtimin ndaj tij.
Theksojmë, se ajo dhe Patrisi thuhet që janë ndarë, ani pse ditë më parë qarkulloi në media një foto e përbashkët e tyre.