Një delfin ka ngordhur pasi pushuesit e nxorën atë nga deti për të bërë foto me të. Një masë e madhe njerëzish u mblodhën pasi njëri prej pushuesve e nxori delfinin nga deti në resortin “Santa Teresita”, në Argjentinë.
Por siç duket delfini vdiq deri sa njerëzit bënin foto me të. Ai ishte shëtitur nëpër duart e njerëzve edhe pas vdekjes së tij derisa në fund e lanë delfinin në rërë.
Delfin ishte nga La Plata(qytet në Argjentinë) dhe ky lloj i delfinëve gjendet në brigjet e Argjentinës, Uruguait dhe Brazilit. Po ashtu është konsideruar si një specie “në zhdukje”, për shkak se ka vetëm rreth 30.000 mbetur në botë.