Turistët porositën peshk në një restorant në Kroaci – thuhet se u "tmerruan" kur iu erdhi fatura - Insajderi
×
LifeStyle

Turistët porositën peshk në një restorant në Kroaci – thuhet se u “tmerruan” kur iu erdhi fatura

Insajderi
10 July 2024 - 11:24
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ditët e fundit thuhet se media të shumta austriake, gjermane dhe sllovene kanë shkruar se Kroacia është bërë shumë e shtrenjtë për pushime.

Madje, sipas tyre, një pushim në Adriatik kushton një mijë euro në javë për person, sipas një të përditshmeje austriake.

Sllovenët raportojnë se çmimet në restorante dhe dyqane janë rritur dhe statisticienët gjermanë thonë se Spanja, Portugalia dhe Greqia janë më të lira se Kroacia, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Dhe më konkretisht, është një portal austriak që thuhet se ka shkruar se çmimet kanë “shpërthyer” në Kroaci.

Aty bëhet e ditur se dy vjenezë hëngrën peshk të kategorisë së parë, patate të skuqura, pinë tri pije alkoolike dhe një shishe ujë mineral.

Ata deklarojnë se për fat e kishin gëlltitur edhe copën e fundit të ushqimit kur u erdhi fatura sepse në të kundërt “do t’i kishte mbetur në fyt”.

Kjo për faktin se, siç pretendohet, ata kanë paguar 148 euro e 75 cent.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark