Turqia i bashkangjitet Shqipërisë – eleminohet nga Kampionati Evropian – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Turqia i bashkangjitet Shqipërisë – eleminohet nga Kampionati Evropian

    Insajderi
    22 June 2016 - 22:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fitorja e Republikës së Irlandës ndaj Italisë i ka prishur më shumë punë Turqisë se sa skuadrës së Antionio Contes. Me fitorën e irlandezëve, Turqia ka rënë në vendin e parafundit si e treta më e mirë, duke mbetur kështu jashtë evropianit.

    Triumfi i madh i Irlandës ndaj Italisë erdhi tre minuta para fundit, pasi mesfushori i Hull Cityt, Robbie Brady e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 87-të.

    Pas Shqipërisë, edhe Turqia eleminohet nga vendet e treta të fazës së grupeve në Kampionatin Evropian.

    Italia në anën tjetër, kishte siguruar vendin e parë para fillimit të këtij takimi dhe në këtë ndeshje hyri me formacionin rezervë. /Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark