Turqia e krahason Rusinë me organizata terroriste - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Turqia e krahason Rusinë me organizata terroriste

    Insajderi
    15 February 2016 - 23:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rusia po sillet si “organizatë terroriste” në Siri. Kështu tha kryeministri turk, Ahmet Davutoglu në konferencën e mbajtur për media me homologun e tij Ukrainas, në Kiev.

    “Derisa Rusia vazhdon të sillet si organizatë terroriste dhe i bën civilët që të ikin, në këtë ne do të përgjigjemi vazhdimisht”, tha Kryeministri turk, para gazetarëve në Kiev.

    Ai po ashtu tha se raketat ruse sot kanë goditur shkollën dhe spitalin në qytetin Azaz në Siri dhe në këtë sulm kanë vdekur shumë civilë, përfshirë edhe fëmijë.

    Ndër të tjera ai tha se Turqia nuk ka forca të sigurisë në Siri, momentalisht.

    Davutoglu ka thënë se Rusia dhe grupet e armatosura kurde në Siri kanë mbyllur kufijtë humanitarë në veri të Aleppos dhe qëllimi i Moskës është që perëndimit t’ia lë vetëm dy mundësi: presidentin e Sirisë, Bashaar Al- Asadin dhe ISIS-in. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark