Insajderi
Sport

Turqia eliminohet nga Botërori

Insajderi
20 June 2026 - 08:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Turqia eliminohet nga Botërori
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kombëtarja e Turqisë e ka pësuar një tjetër goditje të rëndë në Botërorin 2026, duke u mposhtur minimalisht 1-0 nga Paraguai dhe duke e humbur çdo shans për të vazhduar më tej në turne.

Skuadra e drejtuar nga italiani Vincenzo Montella nuk arriti të reagojë pas humbjes në ndeshjen e parë dhe u detyrua t’ia japë lamtumirën kompeticionit që në fazën e grupeve, shkruan “Gazeta Express”.

Në një ndeshje shumë të luftuar, Paraguai tregoi më shumë qetësi dhe efikasitet në momentet vendimtare, duke i siguruar tri pikë jetike për shpresat e veta në grup.

Turqia pati më shumë iniciativë në disa faza të lojës, por mungesa e konkretizimit para portës rezultoi fatale.

Përzgjedhësi Vincenzo Montella kishte paralajmëruar para takimit se ekipi i tij ishte nën presion të madh pas humbjes së parë dhe kishte kërkuar më shumë mbështetje për futbollistët e rinj.

Megjithatë, paraqitja në fushë nuk ishte e mjaftueshme për ta shmangur eliminimin e parakohshëm.

Galarza e kaloi ekipin jug-amerikan në epërsi qysh në minutën e dytë.

Ndonëse luajti krejt pjesën e dytë me një lojtar më pak shkaku i ndëshkimit me karton të kuq të Almiron përmes sistemit VAR, Paraguai e ruajti kapitalin deri në fund.

Paraguai me këtë fitore të rëndësishme i mban gjallë shpresat për kualifikim në fazën tjetër. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark