×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Turqia fajëson kurdët për sulmin në Ankara

    Insajderi
    18 February 2016 - 19:30

    Turqia ka fajësuar kurdët nga Siria për sulmin me bombë ndaj një autobusi ushtarak që ndodhi në Ankara të mërkurën pasdite.

    Kryeministri turk Ahmet Davotoglu, ka deklaruar se sulmi i së mërkurës, i cili la të vdekur 28 persona, ka përgjegjës një luftëtar Kurdo-sirianë i cili është i lidhur me Partinë për Mbrojtjen e Popullit(PMP), e cila është Ushtria e Kurdëve që po mbështetet edhe nga forcat e Shtetit Islamik, ISIS.

    “Ne kemi mbledhur inteligjencën mbrëmë, dhe kemi identifikuar sulmuesin. Sulmi ishte kryer nga një anëtar i PMP-së, Salih Necer i cili erdhi nga Siria”, u tha gazetarëve në Ankara kryeministri Davutoglu.

    Davutoglu tha se Agjencia Turke e Inteligjencës ka mësuar se nga cilat linja militantët kurdë janë futur në Turqi dhe se rrjeti i tyre ka qenë i organizuar.

    “Ky informacion do t’i jepet të gjitha vendeve, por së pari 5 anëtarëve të Kombeve të Bashkuara”, tha Davutoglu, i cili edhe njëherë kundërshtoi pjesëmarrjen e PMP-së në negociatat e paqes për Sirinë që do të mbahen në Bruksel.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    07 December 2023

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark