Turqia gati të përfundojë murin 900 kilometërsh në kufi me Sirinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Turqia gati të përfundojë murin 900 kilometërsh në kufi me Sirinë

    Insajderi
    27 April 2017 - 20:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përderisa presidenti amerikan Donald Trump po përgatitet të ndërtojë një mur mes SHBA-së dhe Meksikës, Turqia ka lajmëruar kompletimin e një fortifikate tre metra të lartë rreth kufirit me Sirinë për të parandaluar hyrjen e refugjatëve dhe kontrabandistëve të hyjnë në vend.

    Seksioni i kompletuar 556 kilometërsh është faza e parë e një strukture e cila do ta mbyllë gjithë kufirin mes dy shteteve, shkruan Dezeen.

    Pjesa tjetër e mbetur e murit pritet të përfundohet në vjeshtë, në të cilën pikë do të jetë struktura e dyta me rend më e gjatë, pas Murit të Madh Kinez 3,460 kilometërsh.

    Eksperti humanitar Killian Kleinschmidt tha që kishte parë murin për herë të parë në një vizitë në Gazintep në Turqinë jugore javën e kaluar.

    “E sheh nëpër male, poshtë dhe lartë. Është me të vërtetë ‘wow’. Askush nuk mund të kalojë kufirin pa miratimin e turqve. Turqit janë shumë krenarë. Trump do ta kishte dashuruar”, ka thënë ai.

    Kleinschmidt ka thënë që muri së bashku me barrierën përgjatë kufijve të Sirisë me Libanin  dhe Jordaninë, kanë ndaluar me efektivitet migrimin në masë të refugjatëve të cilit iknin nga lufta civile siriane.

    “Ata e kanë kthyer Sirinë në një burg të madh. Libani ka mbyllur kufijtë pak a shumë, nuk ka mur por është gati të bëhet. Jordania ka një pjesë të tokës së ngritur dhe përdorë teknologji amerikane për të mbyllur kufirin dhe askush nuk mund të kalojë”, ka thënë ai.

    Llogaritet që mbi 5 milionë sirianë kanë ikur në shtetet fqinje që nja fillimi i luftës civile në vitin 2011, me gati 3 milionë nga ta duke kërkuar azil në Turqi.

    Muri i kufirit të Turqisë është i përbërë nga blloqe të mëdha, secila me peshë nga 14 tonelata the në krye kanë nga 60 centimetra të telit me brisqe, sipas gazetës turke Yeni Safak.

    Por me një gjatësi të paramenduar prej 1,600 km, muri i Trumpit do ta rrëzojë eventualisht murin turk nga vendi i dytë si muri më i gjatë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark