Turqi është goditur sërish mëngjesit e sotëm nga një sulm me bomba, ku nga të dhënat e para dyshohet se disa persona kanë humbur jetën.
Mësohet se shënjestër e sulmit ka qenë një autobus që po transportonte ushtarë. Në momentin e shpërthimit, autobusi ndodhej pranë një kampusi universitar në qytetin e Kayserit.
Agjencia e lajmeve “Dogan” tha se shpërthimi u shkaktua nga një autobombë.
Shpërthimi vjen një javë pasi 44 persona u vranë nga një sulm me bomba në Stamboll pranë stadiumit të Beshiktashit.