Turqia ka mohuar raportimet se disa prej ushtarëve të saj kanë hyrë në siri, njofton Agjencia Shtetërore Anadolu.
Ministri i Mbrotjtjes, Ismet Yilmaz poashtu i ka thënë Komisionit Parlamentar se nuk është vënë në konsiderim mundësia e dërgimit të trupave atje, raporton BBC.
Në letër ankesën ndaj Kombeve të Bashkuara, Siria më herët kishte akuzuar Turqinë se ka lejuar 100 “ushtarë ose mercenarë” të kalojnë brenda kufijve të Sirisë.
Ajo ka kërkuar nga OKB-ja që të ndërmarrë masa ndaj bombardimit në Sirinë Veriore, duke e quajtur shkelje të sovranitetit.
Ata kanë bombarduar forcat kurde gjatë vikendit deri sa kanë avancuar në provincën veriore të Aleppos.
Kurdët janë duke marrë nën kontroll zonat në Siri nga forcat rebele të cilët poashtu janë duke e luftuar presidentin Bashr Al-Assad, raporton Insajderi
Ankaraja i sheh milicët kurd në Siri të lidhur me PKK-në, e cila ka iniciuar një kampanjë me dekada për autonomi në Turqi.
Forcat e Armatosura të Turqisë kanë thënë se një ushtarë i tyre ishte vrarë gjatë të dielës pas një përplasje në kufi me një grup që kanë kërkuar të hyjnë në Turqi ilegalisht./Insajderi.com