Turqia me numrin më të madh të gazetarëve të burgosur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Turqia me numrin më të madh të gazetarëve të burgosur

    Insajderi
    13 December 2016 - 08:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve tha se “përndjekja e paprecedent” e mediave në Turqi, pas përpjekjes për grushtet në muajin korrik, ka rritur numrin e përgjithshëm të gazetarëve të arrestuar në nivele të papara.

    Organizata me seli në Nju Jork tha se më 1 dhjetor, në gjithë botën, prapa grilave kanë qenë 259 gazetarë, përfshirë së paku 81 në Turqi.

    Kjo thuhet të jetë shifra më e lartë prejse Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve ka nisur numërimin vjetor më 1990.

    Kina, e cila ka pasur më së shumti gazetarë të arrestuar në vitin 2014 dhe 2015, ka zbritur në vendin e dytë, me 28 gazetarë në burg.

    Egjipti, Eritrea dhe Etiopia pasojnë Kinën.

    “Gazetarët që punjnë për të mbledhur dhe shpërndarë informacione, kryejnë shërbim publik dhe të drejtat e tyre janë të mbrojtura me ligjin ndërkombëtar”, tha drejtori ekzekutiv i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, Joel Simon, shkruan rel.

    “Është tronditëse që kaq shumë qeveri shkelin angazhimet e tyre ndërkombëtare, duke burgosur gazetarë dhe duke shtypur lirinë e shprehjes”, shtoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark