Turqia sulmon kurdët dhe ISIS-in në Siri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Turqia sulmon kurdët dhe ISIS-in në Siri

    Insajderi
    23 August 2016 - 09:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Turqia bombardoi objektiva të Shtetit Islamik në veri të Sirisë, ndërsa raportohet se rebelët sirianë janë gati të nisin një ofensivë kundër këtij grupimi terrorist.

    Ankaraja përdori pozocionet e saj të artilerisë brenda kufirit turk për të bombarduar Shtetin Islamik, por edhe pozicionet e milicive kurde YPG në qytete kufitare siriane Jarablus dhe Manbij.

    Mediat raportojnë se rreth 1500 rebelë sirianë të mbështetur nga Turqia gjenden në qytetin kufitar turk Gaziantep dhe janë gati që të hidhen në sulm.

    Raprezalja turke pason sulmin kamikaz që i kushtoi jetën 51 personave në një dasmë po në këtë qytet. Analistët thonë se sulmi kamikaz mund të ketë qenë një reagim i Shtetit Islamik ndaj ofensivës që po përgatitet kundër militantëve brenda kufirit turk.

    Ndërsa artileria turke bombardonte Shtetin Islamik, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavuçoglu deklaroi se kjo organizatë terroriste duhet të spastrohet plotësisht nga veriu i Sirisë. Por predhat turke ranë edhe mbi luftëtarë kurdë të cilët luftojnë kundër Shtetit Islamik, por gjithashtu konsiderohen si armiq nga Turqia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark