Turqia ka vendosur të tërheqë ambasadorin e saj në Gjermani pasi që parlamenti gjerman miratoi një rezolutë e cila e cilëson si gjenocid vrasjen e armenëve nga otomanët në Luftën e Parë Botërore.
Sipas disa vlerësimeve të historianëve, mbi një milion armenë u vranë në mes viteve 1915-1917.
Por, Ankaraja ka insistuar se kjo shifër është e ekzagjeruar. Sipas tyre, 300 mijë njerëz janë vrarë nga të dy palët, shkruan The Independent.