Turqia thotë se përdor metafora për nazizmin sepse shqetësohet për miqtë evropianë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Turqia thotë se përdor metafora për nazizmin sepse shqetësohet për miqtë evropianë

    Insajderi
    20 March 2017 - 18:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Turqia përdor metafora për “fashizmin” sepse është e shqetësuar me të ardhmen e miqve evropian dhe shpreson se ata do të mbajnë mend historinë e përgjakshme dhe të mos bien në kurthin e nazizmit, ka thënë zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulmus.

    Duke folur në një konferencë për media, Kurtulmus ka thënë se vendet evropiane duhet të ndërmarrin masa kundër racizmit.

    Komentet e tij vijnë në kohën e tensioneve në mes të Turqisë dhe Evropës, veçanërisht me Gjermaninë dhe Holandën, për shkak të anulimit të disa tubimeve të ministrave turq, të cilët po kërkojnë mbështetjen e diaporës, për referendumit e 16 prillit.

    Referendumi pritet t’ia rrisë kompetencat presidentit Recep Tayyip Erdogan.

    Erdogan ka akuzuar Gjermaninë për “praktika naziste”, ndërkaq Holandën për “fashizëm”. /rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark