×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Turqia urdhër BE-së: Më shumë para ose lëshojmë miliona refugjatë

    Insajderi
    12 February 2016 - 09:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Turqia ka lëshuar një notë paralajmërimi të jashtëzakonshme drejt Evropës duke i kërcënuar ata me lëshimin e miliona refugjatëve nëse Bashkimi Evropian refuzon t’u jep më shumë para.

    Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është zotuar se do t’i dërgojnë me anë të autobusëve dhe aeroplanëve numra të lartë të refugjatëve nëse liderët Evropian nuk i ndihmojnë atij financiarisht për t’i mirëpritur refugjatët, raporton Express.co.uk

    Ai këto deklarata i ka bërë si reagim ndaj kritikave të Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara, të cilët e kanë kritikuar Turqinë për mospranimin e refugjatëve në kufi me Sirinë.

    Ai ka thënë se qeveria zyrtarët e qeverisë turke po merren për “idiotë” nga Brukseli gjatë takimit të nivelit të lartë të Bashkimit Evropian.

    “Më vjen keq por ne mund të hapin dyert dhe t’u themi refugjatëve kaloni një udhëtim të bukur. Mos mendoni që aeroplanët dhe bust janë për asgjë. Ne do të bëjmë ato që janë të nevojshme”, ka thënë Erdogan.

    Ai ka kërkuar që Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian t’i këshillojnë shtetet tjera në afërsi, në mënyrë që një numër i refugjatëve të transferohen në këto shtete, raporton Insajderi

    Erdogan tregon se liderët evropian i kanë premtuar atij rreth 3 miliardë euro si ndihmë për pritjen e refugjatëve, por të cilët edhe pas tre muajve nuk kanë arritur.

    Turqia do të përfitojë në disa fusha nga marrëveshja që ishte arritur në fund të vitit të kaluar, e cila i premton Turqisë shuma të mëdha parash dhe liberalizim të vizave me Bashkimin Evropian për shtetasit turq.

    Turqia po përballet me mundësinë e pritjes edhe të 2 milion e 500 mijë refugjatëve të tjerë, derisa nga viti 2011 ajo ka shpenzuar rreth 7.8 miliardë euro për ata./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark