“Turqia me vendosshmëri do të vazhdojë luftën kundër terrorizmit” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Turqia me vendosshmëri do të vazhdojë luftën kundër terrorizmit”

    Insajderi
    09 October 2016 - 17:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Turqisë Binali Yildirim sot në Stamboll deklaroi se në sulmin e sotëm vetëvrasës ndaj stacionit të xhandarmërisë Durak, në Şemdinli të provincës Hakkari, kanë rënë dëshmorë dhjetë ushtarë dhe janë vrarë tetë civilë, dhe se ka edhe të plagosur, raporton Anadolu Agency.

    Yıldırım më tej shtoi se në kamionetën, e cila u përdor në sulm, ishin vendosur pesë ton eksploziv, i cili u aktivizua nga sulmuesi vetëvrasës.

    Kryeministri turk të plagosurve u dëshiroi shërim të shpejtë.

    “Turqia me vendosmëri do të vazhdojë luftën kundër terrorizmit, organizatave separatiste, DAESH-it dhe çdo organizata tjetët terroriste”, porositi Yıldırım duke shtuar se lufta do të vazhdojë me qëllim të mbrojtjes së Turqisë dhe popullit të saj nga terrorizmi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark