×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Tusk: Marrëveshja e Britanisë së Madhe me BE-në është e pakthyeshme

    Insajderi
    24 February 2016 - 19:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, ka thënë se gjykata e lartë e bllokut nuk mund të hedhë poshtë marrëveshjen e rinegocimit të Britanisë së Madhe, njoftojnë mediet ndërkombëtare të mërkurën.

    Sekretari i Drejtësisë britanike, Michael Gove tha më parë se marrëveshja mes Cameron-it dhe liderëve evropianë në Bruksel nuk ishte ligjërisht e detyrueshme, raporton Insajderi.

    Gove mbështet daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian, ndërsa Tusk tha se marrëveshja e Parlamentit Evropian ishte e pakthyeshme për sa kohë që populli britanik voton për të qëndruar në BE.

    Një referendum për qëndrimin apo jo të Mbretërisë së Bashkuar në BE do të mbahet më 22 qershor të këtij viti, me kabinetin e Kryeministrit Cameron dhe Partinë Konservatore të ndara në qëndrime rreth kësaj çështje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark