Insajderi
Biznes

Twitter do të bllokojë dy media të financuara nga Rusia

Insajderi
26 October 2017 - 23:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania e mediave sociale “Twitter” tha se do të bllokojë publikimin në platformën e saj të mediave të financuara nga Rusia, si Sputnik dhe RT.

Përmes një deklarate në blogun e saj të enjten, kompania “Twitter” thonte se e mori këtë hap si pjesë e “një përkushtimi të vazhdueshëm për të ndihmuar në mbrojtjen e integritetit të përdoruesve të saj.”

“Twitter” citoi një raport në muajin janar të agjencive amerikane të zbulimit, ku arrihej në përfundimin se qeveria ruse është përpjekur të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës në Shtetet e Bashkuara, përmes mediave RT dhe Sputnik, të financuara nga Rusia.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark