Pas shumë lutjeve nga përdoruesit për një veçori të editimit, Twitter më në fund ka vendosur që të testojë editimin e postimeve.
Përmes një njoftimi të publikuar diten e enjte, kompania ka bërë të ditur se disa përdorues mund të shohin poste të modifikuara në lllogarinë e tyre sepse tashmë ka nisur testimi i editimit.
Më tej, kompania ka bërë të ditur se tweet-et e redaktuara janë duke u testuar nga brenda dhe se opsioni i ri do të jetë funksional fillimisht për abonentët e shërbimit me pagesë Twitter Blue më vonë gjatë këtij muajit.
Edhe pse shumë njerëz prej vitesh kanë bërë thirrje në Twitter për të shtuar një buton modifikimi – që ofrohet nga Facebook dhe Instagram, shumë të tjerë kanë ngritur shqetësime me implikimet e mundshme të një veçorie të tillë.